Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë sot një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku nuk u propozua kandidat për kryetar të Kuvendit.
Sipas njoftimit të Aleancës, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë, me fillim nga ora 17:00.
Pritet që Gjini të paraqesë qëndrimin e Aleancës lidhur me situatën e krijuar pas ndërprerjes së seancës konstituive.