Të jesh astronaut i NASA-s kërkon më shumë sesa pasion për hapësirën.
Kandidatët duhet të kenë diplomë shkencore dhe të jenë të gatshëm të përballen me rreziqe serioze për jetën gjatë punës, transmeton Klankosova.tv.
Mediat botërore kanë raportuar se pavarësisht sfidave dhe rreziqeve, astronautët nuk paguhen me miliona, aktualisht, paga vjetore është rreth 152,258 dollarë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Procesi i përzgjedhjes është jashtëzakonisht konkurrues, kur NASA hapi aplikimet e fundit në vitin 2024, më shumë se 8,000 persona garuan për vendet e limituara, dhe vetëm dhjetë prej tyre u përzgjodhën, ndërsa aplikimet nuk hapen çdo vit, duke e bërë çdo mundësi të çmuar.
Në total, që nga fillimi i programit, NASA ka zgjedhur vetëm 370 astronautë, duke e bërë të qartë se për çdo aspirant është e nevojshme të ketë edhe një plan rezervë.
Ky proces tregon se ëndrrat për të udhëtuar në hapësirë kërkojnë përkushtim maksimal dhe një kombinim të jashtëzakonshëm aftësish fizike dhe shkencore.