August 11, 2026
1 min read

PDK reagon për situatën në Kuvend: “Kushtetuta nuk është rekomandim”

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me situatën aktuale në Kuvend, duke e kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit.

PDK ka paraqitur tri pika që, sipas saj, sqarojnë bazën kushtetuese dhe juridike të situatës.

Sipas partisë, Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ky afat nuk vlen vetëm për fillimin, por për përfundimin e konstituimit.

PDK i është referuar edhe Rregullores së Kuvendit, duke pretenduar se ndërprerjet e seancës konstituive nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

“Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh”, thuhet në reagim.

Partia e ka cilësuar situatën si cenim të rendit kushtetues, duke theksuar se, sipas saj, rregullat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

“Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në fund, PDK ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop