August 6, 2026
1 min read

Pejë: 34-vjeçari gjendet pa shenja jete në tarracën e shtëpisë

Një person 34-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezëria Dalamani”, ku një familjar e ka gjetur viktimën pa shenja jete.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 09:35, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Latest from Blog

Go toTop