August 4, 2026
1 min read

Pejë: Dy të lënduar nga therja me thikë, autorët ende në arrati

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një sulm me thikë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Për Demantim News, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, ndërsa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po zhvillojnë veprime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop