Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre persona në Lezhë, të dyshuar se kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar një 28-vjeçar pas një konflikti për pagesën e dy automjeteve të marra me qira.
Sipas policisë, të dyshuarit, mes tyre dy vëllezër që administronin një subjekt, e kanë marrë të riun nga një karburant dhe e kanë dërguar në një tjetër zonë, ku dyshohet se e kanë dhunuar dhe më pas e kanë lënë në rrugë.
28-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve. /Demantim News/