August 6, 2026
1 min read

Pengoi zyrtarët gjatë detyrës, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, nën dyshimin se ka penguar zyrtarët e një institucioni gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë veprimeve për arrestimin e të dyshuarit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar dhe, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore.

Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht, rreth orës 08:50, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Latest from Blog

Go toTop