July 29, 2026
1 min read

Përditësimi i fundit për pikat kufitare të Kosovës

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa pritje të gjata. Sipas të dhënave të fundit, koha e pritjes në hyrje dhe dalje të vendit varion nga 3 deri në 15 minuta, varësisht nga pika kufitare.

Situata mbetet e qetë në shumicën e pikave, duke u mundësuar qytetarëve, bashkatdhetarëve dhe turistëve kalim të shpejtë të kufirit.

Megjithatë, autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes, pasi fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop