Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Pas përfundimit të takimit, deri më tani nuk janë bërë të ditura vendimet që janë marrë apo çështjet për të cilat është diskutuar gjatë mbledhjes.
Mbledhja vjen në kohën e zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit.
PDK-ja pritet që së shpejti të dalë me informacione dhe të bëjë të ditura qëndrimet dhe vendimet e marra nga Kryesia.
/Demantim News/