Tetë punonjës të policisë së burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra pas përleshjes së ndodhur mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos.
Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Adriatik Kupi, ndërsa të pezulluarit ishin pjesë e stafit që kishin qenë në turn gjatë ditës kur ndodhi incidenti.
Punonjësit e pezulluar janë:
K/Inspektori G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
Inspektori Sh.H., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm;
Inspektori A.A., punonjës i rolit bazë;
Inspektori D.GJ., punonjës i rolit bazë;
Inspektori A.H., punonjës i rolit bazë;
Inspektori P.K., punonjës i rolit bazë;
Inspektori S.Ç., punonjës i rolit bazë;
Inspektori A.S., punonjës i rolit bazë.
Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimin e organeve kompetente lidhur me mënyrën se si janë përmbushur detyrat nga punonjësit gjatë ditës së incidentit.