by
July 1, 2026
1 min read

Përmbyten rrugët në Sllatinë të Epërme, uji “merr” gjithçka përpara

Moti i ligë ka përfshirë disa rajone të Kosovës, pasditen e së mërkurës.

Situatë e rënduar është paraqitur në Sllatinë të Epërme, pas reshjeve të shumta të shiut.

Si pasojë e stuhisë, rrugët e këtij fshati janë përmbytur nga uji, derisa është vështirësuar qarkullimi.

Sipas pamjeve të publikuara, shihen qytetarë që janë detyruar t’u shmangen rrugëve, derisa disa vetura pothuajse janë përmbytur nga ujërat.

Gjithashtu, shihen edhe lokalet që rrezikojnë të vërshohen, pasi që sasia e ujit është e madhe. 

Latest from Blog

Go toTop