Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se po bllokohen projektet zhvillimore në kryeqytet.
Përmes një reagimi, Rama ka përmendur në veçanti projektin “Qamil Hoxha”, për të cilin ka thënë se prej dy vitesh vazhdon të mbetet i bllokuar.
Sipas tij, një situatë e tillë është e jashtëligjshme dhe po pengon realizimin e projekteve që synojnë zhvillimin e Prishtinës.
Rama ka kritikuar gjithashtu mungesën e projekteve kapitale, duke ngritur pyetjen se kujt po i konvenon një Kosovë pa zhvillim.
Ai ka kërkuar përgjigje edhe për mbi 300 mijë qytetarët e Prishtinës, lidhur me atë që e cilëson si agjendë që po zbatohet ndaj kryeqytetit.
Sipas Ramës, qytetarët meritojnë të dinë arsyet e bllokimit të projekteve dhe pengesave që, sipas tij, po i vendosen zhvillimit të Prishtinës.
/Demantim News/