August 27, 2026
1 min read

Përparim Rama propozon ndryshimin e modelit të pastrimit: “Çdo komunë të ketë ekipin e vet”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka propozuar që kompanitë e pastrimit të organizohen sipas komunave dhe rajoneve, në mënyrë që secila komunë të jetë drejtpërdrejt përgjegjëse për mirëmbajtjen e zonave të saj.

Rama këtë qëndrim e shprehu pas takimit me kryetarët e Drenasit dhe Lipjanit, ku u diskutua për çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Sipas tij, një model i tillë do ta bënte më të qartë përgjegjësinë dhe do të mundësonte që secila komunë të menaxhonte ekipin e vet të pastrimit.

Mënyra më e mirë për secilin qytet është që pastrimi të krijohet në bazë të regjioneve, në bazë të komunave. Secila komunë ta ketë ekipin e vet dhe të jetë përgjegjëse 100% për pastrimin e zonave të veta”, ka deklaruar Rama.

Latest from Blog

Go toTop