August 3, 2026
1 min read

Përparim Rama shpërthen me reagim: Kjo është ç’njerëzore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit që, sipas tij, po drejtohen kundër tij, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij.

Për Demantim News, Rama deklaroi se fushata e orkestruar politike ka tejkaluar kufijtë e debatit demokratik dhe është shndërruar në një sulm “ç’njerëzor”.

Ai tha se në shënjestër nuk është vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët dhe bashkëshortja e tij, duke e cilësuar këtë si linçim dhe presion të papranueshëm.

Rama theksoi se çdo pretendim për interes publik duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë, duke kërkuar që gjuha e urrejtjes dhe denigrimi të mos fshihen pas pretendimeve për interes publik.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop