Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, ku janë përfshirë tri automjete.
Sipas mediave në Shqipëri, nga përplasja kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa numri i tyre ende nuk është bërë i ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për disa minuta, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.