Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 në rrugën “Beteja e Loxhës”, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se njëra prej veturave ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Policia po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti, raporton /Demantim News/.