Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, pranë Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion, ku si pasojë janë lënduar katër persona, të gjithë shtetas të Kosovës.
Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Për disa minuta, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës. /Demantim News/