July 17, 2026
1 min read

Pesë vite nga tragjedia në Kroaci, ngrihet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova

Pesë vjet pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të 10 qytetarëve të Kosovës që humbën jetën.

Ceremonia do të mbahet më 23 korrik, në orën 10:30, ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Kroaci.

Aksidenti ndodhi më 25 korrik 2021, kur një autobus me udhëtarë nga Frankfurti drejt Kosovës doli nga rruga. Përveç 10 viktimave, mbi 30 persona u lënduan.

Në ceremoninë përkujtimore pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, autoriteteve lokale kroate dhe Ambasadës së Kosovës. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop