Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vjet burgim Avni Lajqin për përgatitje të vrasjes së Musa Demajt (Loshi), ndërsa e ka liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje.
Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Lajqi është obliguar gjithashtu të paguajë 100 euro paushall gjyqësor dhe 100 euro për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.
Sipas aktakuzës, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ishte përgatitur vrasja e Musa Demajt, ndërsa për ekzekutimin e saj ishte premtuar një pagesë prej 100 mijë eurosh. Arma që dyshohej se do të përdorej u sekuestrua nga Policia e Kosovës para realizimit të planit.
Procedura ndaj të akuzuarit tjetër, Egzon Hasangjekaj, vazhdon veçmas.
/Demantim News/