by
June 9, 2026
1 min read

Pesëshja më e votuar e kandidatëve për deputetë nga partitë kryesore

Në 33 Qendra Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar mbi 20 për qind e kutive të votimit.

Bazuar në këto rezultate, top pesëshja më e votuar në partitë kryesore, ka ndryshuar vetëm tek Partia Demokratike e Kosovës.

Në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari është kryetari i saj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili deri më tani ka marrë 43,386 vota.

Ai pasohet nga Glauk Konjufca me 34,037 vota, Albulena Haxhiu me 19,459 vota, Hekuran Murati 16,895 vota dhe e pesta renditet Donika Gërvalla me 15,704 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës i pari me vota është kryetari i saj, Bedri Hamza, njëherësh kandidati për kryeministër, i cili ka marrë 21,105 vota deri në numërimin e mbi 20% të kutive të numërimit.

I dyti pas Hamzës, si më i votuari në PDK deri më tash është Përparim Gruda me 13,494 vota, pasuar i treti në radhë Arian Tahiri me 11,846 vota, Uran Ismaili me 10,322 vota dhe e pesta është Sala Jashari me 7,590 vota, e cila zuri vendin e Vlora Çitakut.

Nga lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më së shumti vota nga këto kuti të numëruara deri më tash është Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente, e cila ka marrë 13,854 vota.

Ajo pasohet me vota nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku i cili deri më tash ka marrë 12,517 vota.

E treta më e votuar në LDK është Doarsa Kica-Xhelili me 10,012 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 7,650 vota dhe Avdullah Hoti me 6,965 vota.

Edhe në Aleancë, më i votuari është  kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, i cili deri më tani ka siguruar 7,728 vota, pasuar nga Ramush Haradinaj me 7,082 vota dhe Daut Haradinaj me 5,414 vota.

Top pesë kandidatët më të votuar për deputetë të Aleancës përmbyllen me Besnik Tahirin që ka marrë 4,624 vota dhe Bekë Berisha 3,626 vota.

Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni KËTU

Latest from Blog

Go toTop