July 15, 2026
1 min read

Plani i Rritjes, Koopman krahason rajonin: Kosova mbetet prapa në zbatimin e reformave

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, ka folur për nivelin e zbatimit të reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes.

Sipas tij, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë arritur rreth 80% të zbatimit të reformave, Maqedonia e Veriut rreth 50%, ndërsa Serbia rreth 35%. Për Kosovën, Koopman ka deklaruar se është “dukshëm mbrapa” në këtë proces, raporton Demantim News.

Ai ka theksuar se progresi në reforma është një nga kriteret kryesore për përfitimin nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Demantim News raporton se ky plan synon përshpejtimin e reformave dhe afrimin e vendeve të rajonit me standardet e Bashkimit Evropian.

Latest from Blog

Messi, makthi i Anglisë para përballjes së madhe

Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës. Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola
Go toTop