Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).
Pleurat Sejdiu mori 96 vota për, ndërsa kundër kandidati i tij Naser Gjonbalaj mori 26 vota.
Në këtë proces morën pjesë anëtarët e kuvendit të OMK-së, të cilët përmes votimit vendosën për udhëheqjen e re të institucionit që përfaqëson mjekët në Kosovë. Sejdiu ishte një nga kandidatët për këtë post dhe arriti të marrë mbështetjen e shumicës së votave.
Oda e Mjekëve të Kosovës është institucioni që përfaqëson interesat profesionale të mjekëve, mbikëqyr etikën dhe standardet profesionale në shëndetësi dhe bashkëpunon me institucionet për zhvillimin e sistemit shëndetësor në vend.