by
October 16, 2025
1 min read

Policia arreston një person në Dragodan për kanosje, nuk jep më shumë detaje: Po intervistohet

Një person është arrestuar sot në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë nën dyshimin për një rast të kanosjes.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”.

Për shkak të kësaj ndërhyrje nga policia, pati qytetarë që raportuan për bllokim të rrugës.

Latest from Blog

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. “Po, sot
Go toTop