Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta.
Sipas policisë, zjarret e shkaktuara nga pakujdesia apo me dashje mund të rrezikojnë jetën e njerëzve, të shkaktojnë dëme materiale dhe të dëmtojnë mjedisin.
Policia ka kërkuar shmangien e djegies së mbeturinave, barit të thatë dhe sipërfaqeve bujqësore, ndërsa ka paralajmëruar se ndaj personave që shkaktojnë zjarre do të ndërmerren masa ligjore.
Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, raporton /Demantim News/.