Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka realizuar dy trajnime të specializuara për “Kërkim-shpëtim në ujë” dhe “Zhytje” në Borsh të Shqipërisë.
Në trajnimet e zhvilluara në korrik kanë marrë pjesë 30 operatorë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, të cilët kanë avancuar aftësitë në zhytje, kërkim dhe shpëtim në ambiente ujore.
Sipas Policisë, këto trajnime rrisin gatishmërinë operative dhe kapacitetet për reagim në situata emergjente. /Demantim News/