Policia e Kosovës ka iniciuar procedurën e prokurimit për blerjen e tre autobusëve, për të cilët ka ndarë një buxhet të planifikuar prej 800 mijë eurosh.
Bazuar në vlerën e përgjithshme të tenderit, kostoja e parashikuar për një autobus arrin në rreth 266 mijë euro.

Në kuadër të këtij tenderimi janë përcaktuar edhe kushtet e prokurimit, si dhe kërkesat dhe specifikat teknike që duhet t’i plotësojnë autobusët e planifikuar për blerje.
