July 9, 2026
1 min read

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, sot është realizuar edhe një operacion i suksesshëm policor në veri të vendit.

Gjatë komunikimit të rregullt me qytetarët, zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka, komuna Zubin Potok, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionin e dyshuar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një armë të gjatë gjysmë automatike;

– 392 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

– 123 fishekë kalibër 7.9 mm;

– 15 fishekë të pushkës së gjuetisë;

– 11 fishekë të pushkës së gjatë;

– 3 fishekë manovrues;

– 18 fishekë të armës së shkurtë;

– 2 fishekë të armës së gjatë;

– 6 gëzhoja të llojeve të ndryshme;

– 1 bajonetë

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në lidhje me këtë rast, deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga njesitë kompetente.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm përmes numrit emergjent 192. Vetëm përmes partneritetit të ngushtë ndërmjet policisë dhe qytetarëve mund të ndërtohet dhe të garantohet një ambient i sigurt, i qetë dhe paqësor për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Latest from Blog

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. “Po, sot
Go toTop