Dy vetura janë vjedhur në Prishtinë në një rast të raportuar të martën pasdite.
Për Demantim News, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku pronari ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur dy automjetet.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.
/Demantim News/