Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij pas një mosmarrëveshjeje në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 17:00, ndërsa djali dyshohet se është sulmuar nga prindi i tij.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar lidhur me rastin, kurse me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 10.07.2026-17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga prindi i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.