Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar dy plagë me thikë në shpinë, duke marrë lëndime edhe në organet vitale, ndërsa është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Siç raporton Demantim News, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
/Demantim News/