Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit të Policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorit kompetent, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që kanë informacione rreth identitetit të tij, t’i paraqesin ato tek organet policore.
Qytetarët që mund të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose në adresën elektronike zyrtare të Policisë.
