Njësiti i Trafikut në Prishtinë ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve të cilët janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e kryeqytetit.
Policia u ka shqiptuar nga 500 euro gjobë, ua ka ndaluar drejtimin e automjeteve për 12 muaj dhe u ka regjistruar nga 5 pikë negative.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit dhe shmangie të sjelljeve të rrezikshme në trafik, raporton /Demantim News/.