July 23, 2026
1 min read

Policia në terren pas aksidentit në Malishevë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në Malishevë.

Nga pamjet e siguruara, në vendin e ngjarjes shihet një automjet i aksidentuar, ndërsa njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në terren dhe po merren me rastin.

Sipas raportimit të Demantim News, deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa janë raportuar dëme materiale.

Pritet që Policia e Kosovës të dalë me detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop