Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet I.K. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 16 prill 2026, përmes rrjetit social Facebook, dyshohet se ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare.
Në njoftim thuhet se veprimet e tij dyshohet se kanë cenuar bashkëjetesën ndërfetare dhe kanë rrezikuar rendin e qetësinë publike.
Rasti do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
/Demantim News/