by
April 23, 2026
1 min read

Prangosen katër hajdutë të cigareve elektronike në Vushtrri

Të mërkurën në Vushtrri, një person ka raportuar në polici se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast dyshohet se i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike.

Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut.

Në njoftimin zyrtar potencohet se gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura.

Pas procedurave të intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop