Zyra e Presidentes së Kosovës ka dhënë detaje lidhur me procedurën për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas Presidencës, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike, kandidatët e propozuar u janë dërguar institucioneve kompetente të sigurisë për verifikim.
Afati prej pesë ditësh për këtë procedurë ka përfunduar të premten, por emërimi ende nuk është finalizuar, pasi Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet që po kryejnë verifikimet.
Pas pranimit të rezultateve të verifikimit, Presidenca pritet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e procesit dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së.