December 3, 2025
1 min read

Presidentja dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave një grup aktivistësh të cilët, me angazhimin e tyre të palodhshëm, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për fuqizimin, mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen dinjitoze të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Sipas njoftimit të Presidencës, të dekoruarit e sivjetshëm janë: Halit Ferizi (post mortem), Agim Vatovci (post mortem), Sabrije Zeqa (post mortem), Merita Voca (post mortem), Mexhid Foniqi (post mortem) dhe Hiljminijeta Apuk.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta aktivistë, me avokimin e tyre publik, punën në terren dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e politikave publike dhe gjithpërfshirjen.

“Kontributi i tyre është shembull i përkushtimit qytetar dhe i vlerave, të cilat vazhdimisht i afirmon Presidentja Osmani”.

Medaljet e akorduara do të dorëzohen në ceremoninë e veçantë të ndarjes së dekoratave që do të mbahet në fund të muajit dhjetor 2025.

“Presidentja Osmani ka theksuar se shoqëria jonë bëhet më e drejtë dhe më e fortë, nëpërmjet atyre që punojnë çdo ditë për barazi, dinjitet dhe përfshirje  dhe se vlerësimi i tyre është një obligim institucional dhe moral”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë–Prevallë

Qarkullimi në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të mbyllet përkohësisht më 9 korrik 2026, për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë. Sipas njoftimit për media, punimet po

​Rriten çmimet e grurit, orizit dhe pambukut

Rreziqet gjeopolitike dhe modelet klimatike shkaktuan një divergjencë të ndjeshme në tregjet e mallrave bujqësore në gjysmën e parë të vitit, me çmimet e grurit, orizit dhe pambukut që u rritën ndjeshëm.

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop