Pas përfundimit të stinorit të rregullt, te Prishtina kanë vazhduar ndryshimet në përbërje, me largimet që nuk kanë të ndalur.
Lojtari i radhës që i ka dhënë fund aventurës me bardhekaltrit është amerikani, Adrio Bailey.
Ai tashmë është prezantuar zyrtarisht te skuadra izraelite, Maccabi Kiryat Gat, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Me këto zhvillime, Prishtina pritet të hyjë në çerekfinalet e play-off-it me një përbërje pothuajse tërësisht vendore, ku do të përballet me Borën. Kjo situatë shton pikëpyetje rreth forcës së ekipit në fazën vendimtare të sezonit.