August 6, 2026
1 min read

Prishtinë: Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Një alarm për bombë është raportuar pasditen e së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Policisë së Kosovës.

Për Demantim News, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar perimetrin dhe kanë zhvilluar kontrollet e nevojshme për të verifikuar informacionin.

Pas inspektimeve, autoritetet kanë konstatuar se alarmi ishte i rremë dhe nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë.

Ky është një nga rastet e fundit të alarmeve të rreme që janë raportuar kohëve të fundit në Kosovë, duke angazhuar njësitë e sigurisë dhe duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop