July 23, 2026
1 min read

Pritjet arrijnë deri në 90 minuta në këtë pikë kufitare

Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë, ku pritjet për automjete kanë arritur deri në 90 minuta.

Siç mëson Demantim News, ngarkesë të lartë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku pritjet në hyrje zgjasin po ashtu deri në 90 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 1.5 kilometra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është më i lirë, me pritje që variojnë nga 2 deri në 15 minuta.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop