Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në projektin rrugor Livadhet e Istogut–Mokna, ndërsa përfundimi i tij pritet brenda këtij viti.
Për Demantim News, ministria njoftoi se në Fazën II janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra, ndërsa kanë mbetur edhe 3.7 kilometra për t’u asfaltuar. Ndërkaq, Faza I është realizuar në rreth 90 për qind.
Projekti përfshin rreth 20 kilometra rrugë, me një investim total prej 3.69 milionë eurosh.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët dhe të gjithë përdoruesit e kësaj rruge.
/Demantim News/