Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 53 aktakuza ndaj 65 personave për vepra të ndryshme penale.
Për Demantim News, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar edhe 24 persona, ndërsa janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Aktakuzat përfshijnë vepra të ndryshme penale, si dhuna në familje, sulmi, kanosja, mashtrimi, dëmtimi i të drejtave pronësore të tjetrit, vjedhja e shërbimeve dhe vepra të tjera.
/Demantim News/