July 16, 2026
1 min read

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B., A.J., A.K. dhe V.D., të dyshuar për grabitje, vjedhje të rëndë dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Sipas aktakuzës, dy prej të pandehurve dyshohen se në raste të ndryshme në Pejë kanë grabitur para nga një pikë e transferimit të parave dhe një barnatore, duke përdorur mjete të rrezikshme dhe kanosje.

T.B. akuzohet edhe për vjedhje të rëndë, ndërsa V.D. dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e grabitjes duke u siguruar transport dhe fshehje pas kryerjes së veprës.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas shqyrtimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop