July 28, 2026
1 min read

Prokuroria njofton arrestimin e dy personave për rastin në Zubin-Potok

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, në një lokacion në Zubin Potok po zhvillohet procesi i zhvarrosjes (ekshumimit) për identifikimin e mbetjeve mortore, në kuadër të dy rasteve të hetimit penal.

Gjatë këtij procesi janë ndaluar për 48 orë dy persona, me inicialet M.J. dhe M.B., të dyshuar lidhur me rastin.

Ekshumimi po kryhet sipas urdhrit të Gjykatës dhe standardeve profesionale, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se informacione të tjera do të publikohen vetëm nëse nuk cenojnë hetimet dhe procesin e identifikimit të viktimave.

Latest from Blog

Go toTop