July 29, 2026
1 min read

Prokuroria Speciale: Paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë qenë të përfshirë në vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile. Institucioni theksoi se hetimet janë në zhvillim dhe, për shkak të procedurës hetimore, nuk mund të bëhen publike më shumë detaje.

Lidhur me gërmimet në Zubin-Potok, Prokuroria Speciale u bëri thirrje mediave dhe publikut të mos publikojnë informacione të pakonfirmuara, duke theksuar se çdo konfirmim do të bëhet vetëm pas ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop