July 27, 2026
1 min read

Propozimi i Kamberit: Rezolutë për krimet e luftës në Kosovë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Serbi nuk mund të sjellin ndryshim pa krijimin e kushteve të reja zgjedhore, ndërsa ka bërë të ditur se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë.

Sipas Kamberit, rezoluta bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon të hapë një debat institucional mbi përgjegjësinë për krimet e luftës, si dhe të sfidojë narrativën zyrtare në Serbi.

Siç raporton Demantim News, ai kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit të autoriteteve serbe ndaj deklaratës së ministres Snezhana Paunoviq, e cila kishte deklaruar se në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, duke e cilësuar këtë si shqetësuese.

Kamberi theksoi se politika aktuale e Beogradit është në kundërshtim me integrimin evropian dhe se një ndryshim i vërtetë politik kërkon distancim nga politikat e viteve ’90.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop