Protesta e mbajtur sot para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Sipas raportimeve, 11 protestues kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor në spital. Ndihmë mjekësore kanë marrë edhe 6 zyrtarë policorë, të cilët pësuan lëndime gjatë përleshjeve.
Po ashtu, autoritetet kanë shoqëruar deri më tani mbi 20 protestues në stacionet policore, ndërsa situata në zonë ka qenë e tensionuar për disa orë.
Policia pritet të dalë me më shumë detaje lidhur me incidentet dhe masat e ndërmarra pas protestës. /Demantim News/