Pak para fillimit të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, një grup qytetarësh kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Protesta është organizuar nga Lëvizja Revolta, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dhënies së shtetësisë për pjesëtarë të komunitetit serb, për të cilët ata pretendojnë se nuk kanë lidhje me Kosovën.
“Ne e konsiderojmë këtë një çështje shumë të rrezikshme për vendin”, ka deklaruar njëri nga organizatorët.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Publikoni numrat”, si dhe “Publikoni ligjin, s’ka pazare me shtetësi”.