by
May 13, 2026
1 min read

PSD: Bedri Hamza është “kukëll”, një kllikë tjetër është kryesorja

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtina, ku ka adresuar kritika ndaj partive opozitare, me theks të veçantë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarë të PSD-së thanë se opozita po tregohet e paqartë dhe joaktive përballë zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar PDK-në se po ndjek “kalkulime politike” në vend të një qëndrimi më të prerë opozitar.

Ky aksion vjen vetëm një ditë pasi PSD kishte kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke i akuzuar për mungesë reagimi ndaj krizave politike dhe sociale në vend.

PSD ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aksione të ngjashme publike edhe gjatë ditëve në vijim.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop