Vdekja e zyrtarit të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), Shaban Hajdari, ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
35-vjeçari nga Prizreni u gjet pa shenja jete pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij mbeten nën hetim.
Me një postim prekës në Facebook, vëllai i tij, Egzoni, shprehu dhimbjen për humbjen:
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le.”
Autoritetet shqiptare dhe ato të Kosovës po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
/Demantim News/